Lajmet

Blackberry Storm 2 pritet të paraqitet në shtator

May 6 2009
0 Shpërndarje
Blackberry Storm 2 pritet të paraqitet në shtator

Research in Motion (RIM) do të debutojë një version të azhurnuar të BlackBerry Storm në shtator të këtij viti, dhe sipas SlashGear që po raporton në bazë të një burimi “shumë të afërt me këtë çështje”, Storm 2 do të përkrahë edhe Wi-Fi.

Raporti ofron detaje të pakta mbi Storm 2, por është shumë e sigurt që RIM do të azhurnojë ekranin e përshtatur të Storm-it, të cilin shumë analist e kanë quajtur si ngadaltë dhe të çuditshëm për tu përdorur. Pasi që RIM po i përgjigjet iPhone-it, një ndërfaqe mesatare do të ishte një prej çështjeve të para për t’iu adresuar.

Thashethemet e fundit bëjnë të ditur se Storm 2 do të përfshijë gjithashtu një kamerë 5 megapikselëshe, ekran të azhurnuar, dhe një tastierë ekrani në të cilën mund të shkruhet më lehtë. Ndonjë tastierë rrëshqitëse anësore? Me siguri që jo. Nëse adhuruesit e Blackberry dëshirojnë një tastierë fizike, ata kanë shumë opsione tjera të mundshme që ia vlejnë, duke përfshirë Curve dhe atë Pearl.

Por pavarësisht depërtimit të ulët, Storm është vërtetuar si mjaft i popullarizuar. Sipas Grupit NPD, Storm ishte smartphone i tretë më i shitur në tregun e konsumatorëve të SHBA-së, gjatë çerekut të fundit.

 

 

Lajmet e fundit>