Lajmet

BlackBerry do të sigurojë thirrjet dhe SMS-të e qeverisë Amerikane

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Kompania gjithashtu tha se kishte marrë miratim nga NIAP, një degë e NSA-së e cila analizon produktet teknologjike nëse janë brenda standardeve të sigurisë. BlackBerry do të sigurojë thirrjet dhe SMS-të e qeverisë Amerikane

BlackBerry tha ditën e Enjte se ka fituar të drejtën e shitjes së mjeteve të enkriptimit për telefonatat dhe mesazhet me tekst tek qeveria Amerikane pas miratimit të dhënë nga Agjencia e Sigurisë NSA.

Kompania gjithashtu tha se kishte marrë miratim nga NIAP, një degë e NSA-së e cila analizon produktet teknologjike nëse janë brenda standardeve të sigurisë.

Marrëveshja vjen në një kohë kur janë rritur shqetësimet për përgjime të zyrtarëve të lartë të shtetit. Rasti më i fundit ishte interceptimi i një thirrjeje të paenkriptuar mes një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadorit të këtij vendi në Ukrainë.

Mjetet e BlackBerry janë të bazuara në teknologjinë e blerë nga Secusmart. Kjo kompani u punësua nga autoritetet Gjermane për të kyçur telefonin e Kancelares Gjermane Angela Merkel nga frika se mund të përgjohej nga NSA-ja.

Prokurorët Gjermanë thanë në 2015-ën se nuk kishin gjetur asnjë provë se telefoni i Merkel ishte përgjuar.

BlackBerry tha se produktet e saj të komunikimit të enkriptuara me zë dhe tekst përdoren nga agjencitë qeveritare në 20 vende të botës në Evropë, Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>