Lajmet

BlackBerry teston një shërbim sigurie për makinat

May 17 2017
0 Shpërndarje
Shërbimi mund të debutojë duke filluar nga viti i ardhshëm dhe pritet tu kushtojë pronarëve të makinave 10 dollar në muaj tha analisti BlackBerry teston një shërbim sigurie për makinat Photo Source: Reuters

BlackBerry do të punojë së afërmi me të paktën dy prodhues të mëdhenj automobilash për të zhvilluar një shërbim sigurie për automjetet duke i mbrojtur ato nga virueset dhe paralajmëruar shoferët rreth rreziqeve që u kanosen.

Shërbimi po testohet në makinat Aston Martin dhe Range Rover. Siguria e makinave është një prej sektorëve ku BlackBerry po investon për të sjellur të ardhura brenda kompanisë e cila humbi betejën me Apple dhe Samsung në botën e telefonëve inteligjent.

Shërbimi mund të debutojë duke filluar nga viti i ardhshëm dhe pritet tu kushtojë pronarëve të makinave 10 dollar në muaj tha analisti Gus Papageorgiou i cili është i njohur me prodhuesin kanadez që prej 15 vitesh.

Ekspansioni i teknologjisë drejt makinave është një realitet që nuk mund të mohohet më dhe implementimi i teknologjive si Bluetooth dhe Wireless i bën ato vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.

Interesi në këtë drejtim është rritur dramatikisht që nga 2015-ta kur dy ekspertë zbuluan probleme sigurie në makinat prodhuar nga Fiat Chrysler. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>