Harduer

BlackBerry Z10 në eBay për 1,500$

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
BlackBerry Z10 në eBay për 1,500$

Blackberry-Z10Do të duhen edhe disa javë para se BlackBerry Z10 të dalë zyrtarisht në shitje, por nëse nuk mund të prisni deri atëhere, mund ta gjeni në eBay për 1500$.

BlackBerry – kompania e njohur me parë si Research In Motion (RIM) – ka prezantuar vetëm para disa ditësh smartfonin e ri dhe u ka shpërndarë disa modele të pranishmëve në event dhe përfaqësuesve të medias. Dhe nuk u desh shumë para se BlackBerry Z10, i cili pritet të përmirësojë situaten financiare te kompanisë në krizë, të shfaqej në eBay!

OnePage përmend faktin se “kjo pajisje iu dha të gjithë pjesëmarrësve gjatë eventit lançues në 30 janar.”

BlackBerry nuk u vendosi kushte të pranishmëve se çfarë mund apo nuk mund të bënin me smartfonin, të cilët nuk ishin të bllokuar dhe pa karta SIM.

Deri tani janë shitur katër njësi në eBay, ndërsa çmimet ne ankand fillojnë nga 800$, por duhet thënë se po rriten shumë shpejt.

Ankandi për njërin prej tyre po vazhdon për 1,500$ dhe ka të paktën tetë kandidatë potencialë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>