Harduer

BlackBerry Curve 8520 dhe LG Shine II arrijnë tek AT&T

Nov 16 2009
0 Shpërndarje
BlackBerry Curve 8520 dhe LG Shine II arrijnë tek AT&T

I quajtur Shine II, ky është një celularë evolucionar tek i cili padyshim që do të vëreni ngjashmëritë me paraardhësin e tij. Natyrisht kjo është edhe një pikë ku në interesin më të mirë të AT&T është edhe mos përzierja në sukses të tij.

Shine II përmban një kamerë 2 megapikselëshe, një LCD 2.2 inç që jep efektin e pasqyrës, pastaj përmban edhe veçori si GPS, 3.6 Mbps HSDPA dhe zgjerim të memories përmes kartelave microSD deri në 16GB. Pritet që të paraqitet në treg me 22 nëntor me një kontratë me AT&T, me vlerë prej 119.99 dollarë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme edhe BlackBerry Curve 8520 ka migruar nga T-Mobile tek AT&T, me të njëjta opsione EDGE dhe pad optik sikurse kushëriri i tij. Ky do të paraqitet në treg gjatë javëve të ardhshme me një çmim prej 99.99 dollarë, natyrisht me kontratë.

Lajmet e fundit>