Harduer

BlackPad, po vjen rivali i iPad

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
BlackPad, po vjen rivali i iPad

BlackPad është produkti i radhës nga RIM, për të cilin kjo kompani po shpreson të jetë suksesi i radhës pas BlackBerry.

E zyrtarë të kësaj kompanie pritet që të bëjnë zyrtarisht shpalosjen e këtij produkti gjatë një konference zhvilluesish që do të mbahet në javën e ardhshme në San Francisco.

Wall Street Journal ka cituar “njerëz të njohur me planet e RIM” si burime të saja në lajmin e publikuar nga ta, dhe aty thuhet se BlackPad do të jetë në plan për tu lansuar në fund të këtij viti.

Tablet RIM pritet që të jetë një sistem tërësisht të ri operativ, të krijuar nga QNX Software Systems, që është një kompani të cilën RIM e ka blerë më herët gjatë këtij viti. Kurse BlackBerry OS 6 duket se do të mbetet sistem operativ që do të fuqizojë vetëm pajisjet mobile të kësaj kompanie.

BlackBerry iPad pritet të ketë një kamerë të integruar dhe një ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi prej 7 inç. Microsoft në anën tjetër së fundi ka konfirmuar se është duke punuar me partnerë për të prodhuar rival ndaj tabletit iPad.

Pjesëmarrja e përgjithshme e BlackBerry në tregun e celularëve të mençur ka pësuar një rënie prej një për qind, duke rënë në 18 për qind prej viti në vit, gjatë çerekut të dytë të këtij viti. E një prej konkurrentëve kyç që ka ndikuar në këtë gjë është Apple, e së bashku me të edhe celularët e mençur të fuqizuar nga Android. /pcworld.al

Lajmet e fundit>