Harduer

Blackphone, smartfoni që ruan privatësinë e përdoruesit del në treg

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Blackphone, smartfoni që ruan privatësinë e përdoruesit del në treg

The BlackphoneSë fundmi kompania Geeksphone prezantoi në Kongresin Botëror Mobil telefonin inteligjent Blackphone, që ka si prioritet kontrollin dhe ruajtjen e privatësisë së përdoruesit. Për shkak të përgjimeve dhe polemikave se përdoruesit e telefonëve inteligjentë janë të pambrojtur, shumë kompani janë përpjekur të japin më shumë siguri për përdoruesit, por Blackphone mesa duket e ka arritur qëllimin.

Blackphone tani mund të blihet nga të gjithë klientët. Kompania Geeksphone e krijoi këtë telefon në bashkëpunim me Silent Circle. Kompania Silen Circle ofron sigurinë dhe privatësinë e telefonatave dhe mesazheve. Pajisja përdor sistemin operativ Android 4.4 KitKat, që kompania e quan PrivatOS, dhe sipas saj ky telefon është ideali për t’u përdorur nga drejtuesit, figurat publike, punonjësit e informacionit, dhe çdokush tjetër që do të ruajë privatësinë e tij.

Parametrat e telefonit janë: Procesori NVIDIA Tegra 4i me qark 2GHz, 1 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme, mbështetje për kartë microSD me kapacitet deri në 128 GB. Ai ka gjithashtu ekran 4.7 inç HD me rezolucion 1280×720 pikselë dhe një kamera ballore 5 megapikselë, ndërsa në pjesën e pasme ka kamera 8 megapikselë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>