Biznes

Blerja më e fundit e Apple zbulon ambiciet e kompanisë për prodhimin e syzeve të realitetit të shtuar

Aug 30 2018
0 Shpërndarje
Në realitetin e shtuar, informacioni dixhital vendoset në botën reale, ngjashëm me lojën popullore Pokemon Go. Blerja më e fundit e Apple zbulon ambiciet e kompanisë për prodhimin e syzeve të realitetit të shtuar

Apple lajmëroi ditën e djeshme blerjen e një startupi i cili është i fokusuar në krijimin e lenteve për syze të realitetit të shtuar duke sinjalizuar ambiciet e kompanisë për të prodhuar një veshje elektronike të kësaj kategorie.

Bëhet fjalë për startupin Akonia Holographics. Themeluar në 2012-ën nga një grup shkencëtarësh holografikë, kompania në fillim merrej me ruajtjen e të dhënave holografike përpara se të fillonte krijimin e ekraneve për syze të realitetit të shtuar.

Në realitetin e shtuar, informacioni dixhital vendoset në botën reale, ngjashëm me lojën popullore Pokemon Go.

Telefonët mobilë përdoren kamerat e tyre për mundësuar një skenar të ngjashëm me ekranet e telefonëve.

Por kompanitë e mëdha teknologjike ka nisur një garë për të krijues syze të cilat tregojnë informacion dixhital mbi lente transparente.

Akonia thotë se zgjidhja e saj ofron ekran vibrante, plot ngjyra dhe një pamje të gjërë të imazheve.

Firma ka një portol prej mëse 200 patentash për sistemet holografike. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>