Blog

Blerja e një makine elektrike, opsioni më i shtrenjtë

Oct 4 2017
0 Shpërndarje
Po të shohim më në detaje, makinat e segmentit A kanë një çmim prej 25,811 Euro, shumë larg mesatares me një diferencë prej 50,000 Eurosh. Blerja e një makine elektrike, opsioni më i shtrenjtë

Por kërkoni të blini një makinë të re? Për ata që shikojnë anën buxhetore, LPG (motorët me gaz) janë alternativa më e mirë.

Me një kosto mesatare prej 16,338 Eurosh, padyshim është opsioni më i lirë. Nga ana tjetër makinat elektrike kushtojnë pesë më shumë, ose 79,166 Euro.

Me një kosto të tillë, blerja e një makine elektrike është opsioni më i shtrenjtë edhe pse hibridët gjithashtu nuk janë më të lira me çmim prej 50,746 Eurosh.

Po të shohim më në detaje, makinat e segmentit A kanë një çmim prej 25,811 Euro, shumë larg mesatares me një diferencë prej 50,000 Eurosh.

As segmenti B nuk është i shtrenjtë dhe këtë e tregon kostoja mesatare prej 27.772 Euro. Infografiku i paraqitur tregon se segmenti i makinave të mesme është pothuajse inekzistent.

Tesla Model 3, planifikuar për në fund të 2018-ës në Evropë, duhet ta ndryshojë këtë realitet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>