Biznes

Blerja e re e Amazon-it: Rrjeti social Goodreads

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Blerja e re e Amazon-it: Rrjeti social Goodreads

Goodreads është një rrjet social tepër i famshëm në internet që i dedikohet plotësisht librave, diskutimeve rreth tyre, dhënies së mendimeve dhe përshtypjeve personale si dhe gjetjen e titujve interesante për të lexuar, bazuar në preferencat personale.

Pra, me pak fjalë është si “Facebook-u” i librave.

Në të mund të lidheni dhe të komunikoni me miqtë tuaj apo me persona të tjerë, të mbani listën e librave që keni lexuar si dhe të atyre që dëshironi të lexoni.

Është pikërisht shërbimi perfekt që i përshtatet Amazon-it, prandaj edhe faqja lider e librave online po planifikon ta blejë.

Por menjëherë pas këtyre lajmeve kanë dalë në pah pakënaqësitë e përdoruesve të Goodreads, të cilët janë të shqetësuar nëse pas blerjes Amazon-i do të vazhdojë ta menaxhojë në të njëjtën mënyrë shërbimin.

Nga informacionet në deklaratën e Amazon-it, nuk mund të thuhet nëse kompania do ta ruajë shërbimin, do ta përdorë atë për të zgjeruar veprimtarinë e saj, apo do ta mbyllë atë.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende për mediat. (PCWorld Albanian)

Amazon

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>