Biznes

Blerjet mobile për Ditën e Falenderimeve: PayPal 91% rritje, eBay 127%

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Blerjet mobile për Ditën e Falenderimeve: PayPal 91% rritje, eBay 127%

243145_4559-645x250PayPal dhe eBay zbuluan këtë fundjavë disa statistika që lidhen me një prej ditëve më të veçanta të vitit në SHBA.

Mes vitit 2012 dhe 2013, të dy kompanitë kanë pasur rritje të mëdha, edhe pse jo aq të mëdha sa viti 2011 dhe 2012. Krahasuar me Ditën e Falenderimeve 2012, kompania e zotëruar nga eBay pësoi rritje me 91% përmes blerjeve mobile në gjithë botën. Ndërkohë, eBay pati rritje 127%.

Vitin e kaluar, PayPal pati rritje 173%, ndërsa eBay 170%. Edhe pse shifrat e eBay-t duken më të ulta, ato të PayPal-it bien më shumë në sy për rënien e tyre. PayPal zbuloi gjithashtu se konsumatorët në SHBA i kane përdorur më tepër pajisjet e tyre mobile mes orës 07:00 dhe 08:00 të darkës, pra pasi kanë ngrënë darkë.

Një nga mënyrat me të cilat i ka tërhequr eBay konsumatorët ka qenë posta pa pagesë. Rreth 72% e porosive që janë marrë në Ditën e Falenderimeve kanë përfshirë postën falas, një rritje kjo me 48% krahasuar me Ditën e Falenderimeve në vitin 2012.

Për ata që nuk e dinë, eBay Enterprise menaxhon tregtinë elektronike për rishitës dhe marka si Toys “R” Us, Levi’s, Sports Authority, Polo Ralph Lauren, dhe GNC. Ndryshe nga viti i kaluar, eBay nuk dha shifra përveçse këtyre të përgjithshmeve për të dhe PayPal-in. Me pak fjalë, nuk kemi një tablo të qartë për të bërë një krahasim të saktë me vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>