Harduer

Blini një laptop HP me procesor Core i5 dhe kosto 450 dollar

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Blerja në e një laptop në këtë periudhës do të thotë të përzgjedhësh me Skylake dhe Kaby Lake, ku të parët po largohen dhe të dytët po shtohen dita ditës. Blini një laptop HP me procesor Core i5 dhe kosto 450 dollar Photo Source: Walmart

Po sikur të gjeni një ofertë të mirë me procesor Skylake? Apo doni të prisni ato ndryshimet e pakta që sjell Kaby Lake?

Në mendimin tonë, nëse po kërkoni një laptop me performancë të qëndrueshme dhe përdorim ditor, Skylake ofron çdo gjë që ofron Kaby Lake e madje këto laptopë do ti gjeni me zbritje çmimi.

Një prej tyre është HP Pavilion 15-au030wm i cili shitet për 450 dollar. Laptopi ka ekran 15.6 inç 1366×768, procesor dual core Intel Skylake Core i5-6200U, 8GB RAM dhe 1Terabajt hardisk.

Laptopi nuk ka një kartë grafike diskrete por karakterizohet nga dy porta USB 3.0, një USB 2.0, një HDMI, një lexues karte dhe një portë ethernet. Produkti është akoma edhe më intrigues sepse ofron 7 orë jetëgjatësi baterie. /PCWorld Albanian

Tags >

HP
Lajmet e fundit>