Softuer

Blizzard ende ka një klient të World of Warcraft për Linux

Jan 28 2011
0 Shpërndarje
Blizzard ende ka një klient të World of Warcraft për Linux

Gjatë kësaj jave, është përmendur nga një anëtar i MVP-ve të Mac Tech Support, në temën Battle.net, ky koment: “Herën e fundit që kontrollova zhvilluesit kishin ndërtimin e tyre të brendshëm për Linux që e përdorin për ta testuar.”

Ky koment erdhi nga një përmendje tjetër e bërë nga një MVP tjetër i lojës World of Warcraft:

Një nga problemet e mëdha e Linux, dhe kjo është nga zhvilluesit e lojërave të tjera gjithashtu, është problemi i shënjestrimit të versionit të veçantë të platformës. Që kur secili është i lirë të krijojë distron e vet, ato mund të bëhen të pastandarizuara. Kjo e bën “shënjestrimin e linux-it” të vështirë.

Ka më pak përdorues të Linux-it se të Windows-it/Mac-ut që luajnë lojën World of Warcraft. Ata këtë mund ta bëjnë duke përdorur softuerin, Wine, që mundëson hapjen e programeve të sistemit Windows në Linux.

Për ata që luajnë loja dhe që përdorin Linux, nuk duket ndonjë ngritje për ta brenda ndërmarrjes Blizzard./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>