Biznes

Blizzard largon 600 punëtor, por punëson zhvillues

May 2 2012
0 Shpërndarje
Blizzard largon 600 punëtor, por punëson zhvillues

Ndërmarrja tha që skuadra zhvilluese e lojës Word of Warcraft nuk do të prekej, duke shtuar që rreth 90% e largimeve do të jenë largimet e departamenteve të cilat nuk kanë të bëjnë me zhvillimin e lojës. Në fakt, Blizzard është duke kërkuar për zhvillues të kualifikuar për t’u siguruar që mund të mbajë zhvillimin e tanishëm dhe përmbushjes së orareve të parapara të publikimeve.

“Vlerësimi i vazhdueshëm i skuadrave dhe proceseve është i nevojshëm për shëndetin afatgjatë të ndonjë biznesi. Përgjatë disa viteve të fundit, ne kemi rritur jashtëzakonisht organizatën tonë dhe kemi bërë investime të mëdha në infrastrukturën tonë në mënyrë që t’i shërbejmë më mirë komunitetit tonë botëror. Sidoqoftë, si Blizzard dhe industria kanë evoluar ne kishim gjithashtu të bënim disa vendime të vështira në mënyrë që të adresojmë nevojat ndryshuese të ndërmarrjes sonë,” tha Mike Morhaime, i cili është CEO dhe bashkëthemelues i Blizzard Entertainment. “Duke e ditur atë, ajo ende nuk e bën më të lehtë largimin e disa anëtarëve të skuadrës sonë. Ne jemi mirënjohës që e kemi mundësinë për të punuar me njerëzit e ndikuar nga lajmërimi i sotshëm, ne jemi krenar nga kontributet që ata kanë bërë këtu në Blizzard, dhe ne do t’iu dëshironim mirësi gjatë shkuarjes së tyre përpara.”/pcworldalbanian

Tags >

Blizzard
Lajmet e fundit>