Lajmet

Blizzard thotë që Windows 8 është një “dështim”

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
Blizzard thotë që Windows 8 është një “dështim”

Së fundi, shefi ekzekutiv i Valve, Gabe Newell ka dalë me një deklaratë kundër versionit të ri të sistemit operativ Windows 8, duke thënë që lansimi i tij do të jetë një “dështim”.

Zëvendës kryetari i Blizzard, Rob Pardo, së fundi është pajtuar nga pikëpamja negative e Newell për sistemin e ardhshëm operativ të ndërmarrjes Microsoft. “Intervistë e mirë me Gabe Newell,” shkroi Pardo në Twitter. Duke i’u referuar parashikimit të Newell që Windows 8 do të jetë një dështim për të gjithë në fushën e kompjuerëve, tha Pardo.

“As Blizzard nuk qëndron më mirë.” Blizzard ka qenë shumë i popullarizuar në tregun e lojërave për kompjuterëve për lojërat strategjike fantastiko-shkencore si Starcraft dhe Warcraft.  Lëshimi më i fundit i Blizzardit ishte Diablo III, që ka qenë një lojë shumë kontraverse.

Loja ka shumë veçori si kërkesa e të qenit online, edhe gjatë luajtjes si “single player” dhe shtëpia për ankandin e parave reale ku lojtarët mund të shpenzojnë para të vërteta për të blerë pajisje më të mira për karakteret e tyre brenda lojës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>