Biznes

Blizzard dëmshpërblehet me 88 milion dollarë

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Blizzard dëmshpërblehet me 88 milion dollarë

Ke menduar ndonjëherë të krijosh serverin tënd World of Warcraft ? Duke pasur parasysh miliarda dollarët që i ka fituar vitet e fundit kompania Blizzard, ju nuk keni faj, por sipas vendimit të fundit gjyqësorë nuk ia vlen të mundoheni. Gjykatës federal e ka shpërblyer kompaninë Blizzard me mbi 88 milion dollarë si rrjedhoj e serverit të lojërave “Scapegaming”, që u shpall fajtor sepse lejonte përdoruesit të luajnë World of Warcraft në serverët e tyre të modifikuar, dhe kështu ka përfituar rreth 3 milion dollarë.

“Pasi i keni pranuar kushtet e përdorimit, ju premtoni se nuk do te zhvilloni ose mundësoni shërbime të ngjashme me lojën; nuk keni drejtë të imitoni ose ridrejtoni protokollin e komunikimit që përdoret nga Blizzard në asnjë mënyre”. Kjo është mënyra e avokateve për të thënë se Blizzard është i vetmi furnizues që keni drejtë të përdorni.

Duke mare parasysh se shpërblimi është tejet i vogël në krahasim me përfitimet e kompanisë, Activision/Blizzard nuk do të paguhet, por ky nuk është qëllimi. Me rëndësi është se fitorja e Blizzard do ti ndaloje te tjerët të provojnë diçka të ngjashme.

 

Lajmet e fundit>