Softuer

Blizzard konfirmon MMORPG të gjeneratës ardhshme

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Blizzard konfirmon MMORPG të gjeneratës ardhshme

Diku nga mezi i këtij muaji një dokument zyrtar i Blizzard doli në pah në internet. Ai tregonte rrugën që do të ndjek Blizzard Entertainment pësë vitet e ardhshme. Data mbi këtë dokument shënonte 2 Prill 2010 dhe ai tregonte se çfarë do të nxirrte në treg gjatë tremujorve të ardhshëm Irvine Studios me qendër në Kaliforni. Starcraft II: Heart of the Swarm do të dal në treg në tremujorin e katërt të 2011 ashtu si dhe Diablo 3. Shtesa e katërt e World of Warcraft është  vendosur për në tremujorin e dytë të 2012, por diçka e re ndodhej në këtë dokumet. Një lojë e padëgjuar më parë e programuar për të dal në shitje në tremujorin ë katërt të 2013 që mbante emrin Titan.

Edhe pse dokumenti është mjaft i dyshimtë i në vetevete, atj i është rritur besueshmëria këtë javë nga bashkethemeluesi dhe zevendës presidenti eksekutiv i Blizzard, Frank Pearce. Gjatë cremoniesë Video Game Awards, Pearce foli me blogun e videolojrave Destructoid, dhe konfirmoi se Titan është të paktën një titull në punim e sipër si MMORPG-ja që po spekullohej se do të dilte nga Blizzard.

“Titan është… media nuk duhet të dijë gjë rreth saj” tha Pearce. “Ajo është MMO-ja jonë e gjeneratës tjetër, dhe ne kemi filluar të flasim për të në mënyrë diskrete sepse donim ta  përdorim faktin se ne jemi duke punuar në diçka të tillë për  të rekrutuar dhe marrë disa prej talenteve më të mira në industrinë për të punuar mbi të”

Blizzard ka hedhur copeza informacioni mbi MMO-në që nuk është pjesë e Word of Warcraft që prej 2007. Kompania nuk mendon se ajo do të jetë konkurente e WoW. CEO i Activision Blizzard Bobby Kotick u shpreh se ajo do të ketë një shtrirje më të gjerë.

E ndersa plane për MMO-në e tyre më të re shfaqen në treg, Blizzard vazhdon të korr të ardhurat e gjeneruara nga MMO-ja me mbi 12 milion të abonuar WoW, e cila së fundmi nxorri në treg shtesën më të re, Cataclysm.

Lajmet e fundit>