Biznes

Bllokimi i internetit do t’i kushtojë shtrenjtë Egjiptit

Feb 3 2011
0 Shpërndarje
Bllokimi i internetit do t’i kushtojë shtrenjtë Egjiptit

Organizata me bazë në Paris ka thënë se shërbimet e internetit dhe të telekomunikimit kanë një ndikim prej 3 deri në 4 për qind në GDP-në e Egjiptit, kështu që humbja ditore është me një shumë prej rreth 18 milion dollarë.

Bllokimi i internetit është larguar gjatë ditës së mërkurë, por kjo mund të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe kosto e vërtetë ka gjasa që të mos publikohet asnjëherë. 

Duke shkëputur lidhjet e telekomunikimit, qeveria ka dëmtuar lidhjet e brendshme dhe ndërkombëtare mes kompanive të nivelit të lartë teknologjik dhe pjesës tjetër të botës. Si rezultat i kësaj, Egjipti do ta ketë të vështirë që në të ardhmen të tërheq vëmendjen e kompanive ndërkombëtare dhe t’iu sigurojë atyre se rrjeti do të mbetet stabile.

Ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve të internetit në Egjipt, kanë ndalur qasjen në internet pas mesnatës së ditës së premte të javës së kaluar, kur edhe filluan protestat kundër udhëheqjes së Presidentit Hosni Mubarak. Brenda disa minutave qarkullimi i internetit mes Egjiptit dhe pjesës tjetër të botës u reduktua jashtëzakonisht shumë, dhe ishte gati e pamundur të vërehej ndonjë lidjhe në internet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>