Blog

Bllokimi i profilit të Mark Zuckerberg në Facebook mision i pamundur

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Zuckerberg është krijuesi i Facebook, por a mendoni se ai di ta përdorë siç duhet rrjetin social? Në të vërtetë postimet e tij janë të tmerrshme. A e dinit se nuk ekziston një mënyrë për ti shpëtuar postimeve të tij? Bllokimi i profilit të Mark Zuckerberg në Facebook mision i pamundur Photo Source: PCWorld

Ne e provuam të bllokonim Mark Zuckerberg në Facebook dhe e dini çfarë?

Mbreti i Facebook është imun. Lehtësisht mund të bllokonim profilin e bashkëshortes së tij Prischilla, madje edhe të COO-së së Facebook Sheryl Sandberg, por jo atë të Zuk-ut.

As Obama nuk është imun ndaj kësaj. Nuk ekziston një mundësi që të mos shikoni postimet e tij. Nëse një mik i juaj shpërndan një postim të tij, juve do tu shfaqet me patjetër.

U përpoqëm të gjenim profilet të tjera që smund të bllokohen por akoma se kemi gjetur një. Nëse ju ja arrini na shkruani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>