Lajmet

Bllokohet aksesi i Facebook-ut në Irak

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Bllokohet aksesi i Facebook-ut në Irak

Internetblocked-798x310Një zëdhënës i Facebook-ut ka konfirmuar se kompania po vlerëson disa raporte që thonë se disa përdorues në Irak nuk kanë mundur të aksesojnë shërbimin si rezultat i bllokimeve që janë zbatuar nga qeveria. Herët ditën e djeshme, njerëzit filluan të raportonin përmes medias sociale se Facebook së bashku me YouTube dhe Twitter ishin bllokuar me urdhër të Ministrisë së Komunikacionit të këtij shteti.

“Ne jemi të shqetësuar nga disa raporte që kishin të bënin me probleme të aksesimit të shërbimit në Irak dhe po hetojmë lidhur me çështjen. Kufizimi i aksesit në shërbimet e Internetit që janë esenciale për komunikimin mes miliona njerëzve është një çështje tejet e rëndësishme për komunitetit botëror”, tha një zëdhënës i Facebook-ut.” “Por ne nuk jemi të sigurtë se sa i përhapur është ky bllokim i bërë, por kemi kërkuar informacion nga Twitter dhe Google si dhe Ministrisë së Komunikacionit”, raportoi TheNextWeb. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>