Lajmet

Bllokohet Instagram në Kinë si përgjigje ndaj protestave në Hong Kong

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Bllokohet Instagram në Kinë si përgjigje ndaj protestave në Hong Kong

instagram-blocked-occupycental-hong-kong-20140929_136C87C0D9184BF3817C3714C434B832Shume shtetas kinezë kanë postuar në rrjetet sociale si Twitter apo Facebook se ata nuk mund të përdorin dot Instagramin. Duket se qeveria kineze ka bllokuar tërësisht faqen Instagram brenda territorit kinez.

Përdoruesit e Instagram në Kinë janë shprehur se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të tyre. Por qeveria në një deklaratë ka thënë se e ka mbyllur përkohësisht këtë faqe në mënyrë që mos të përhapen fotot e policëve apo protestuesve në momente dhune.

Qytetarët e Hong Kong-ut janë ngritur në protestë kundër qeverisë në Beijing sepse sipas tyre qeveria nuk po i lejon të kenë një liri të plotë dhe po cenon të drejtat e tyre. Ata kërkojnë demokraci të plotë. (PC World Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>