Lajmet

Bllokohet përdorimi i Instagram-it në Iran

May 24 2014
0 Shpërndarje
Bllokohet përdorimi i Instagram-it në Iran

2ec4dc21c50e4c5699d25494546b826dBëhet e ditur nga një agjenci lajmesh në Iran që gjykata iraniane po jep urdhër për bllokimin e programit për shpërndarjen e fotove, Instagram. Agjencia e lajmeve “The Mehr” raporton që urdhri i gjykatës i është dorëzuar Ministrisë së Telekomunikacionit të Iranit.

Ky nuk është rasti i parë i bllokimit të ndonjë rrjeti social të përdorur anembanë botës. Rrjetet sociale si Youtube, Twitter dhe Facebook nuk janë të aksesueshme në Iran pasi qeveria ka urdhëruar bllokimin e tyre. Drejtuesit e Instagram , që është në pronësi të Facebook-ut, nuk kanë dhënë akoma ndonjë deklaratë mbi këtë çështje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>