Lajmet

Blockbuster transmeton në TiVo

Dec 22 2009
0 Shpërndarje
Blockbuster transmeton në TiVo

Blockbuster po planifikon të vendosë një çmim rreth 4$ për marrjen me qira për 24 orë të filmave të rinj, që është sa çmimi i Amazon Video On Demand. Pyetja është: Përse konsumatorët duhet të zgjedhin Blockbuster në vend të Amazon, duke pasur parasysh se përmbajtja dhe selektimi janë thuajse të ngjashme?

Blockbuster gjithashtu planifikon të shesë pajisjet TiVo në dyqanet e veta, veprim që tregon për dështimin e Blockbuster në punën me pakon e vet të video-transmetimit,  me qëllim që të marrë afër vetes sa më shumë konsumatorë.

Blockbuster ka premtuar se do t’i shpërndajë filmat e vet në sa më shumë pajisje dixhitale, siç ka vepruar Netflix. Por me thashethemet e falimentimit që po sillen vërdallë dhe pa aftësinë që ka Netflix për të shkatërruar konkurrencën, e ardhmja afatgjate e kompanisë Blockbuster duket në dyshim.

Lajmet e fundit>