Blog

Blockchain-i dhe rimodelimi i të ardhmes së tregtisë

Aug 30 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa shumica e tyre janë të varfër, 37% e popullsisë së botës pa shërbime bankare është ende një shifër e frikshme. Blockchain-i dhe rimodelimi i të ardhmes së tregtisë

Blockchain ka për ti bërë sistemit bankar atë që interneti i bëri medias” është shprehja e këtij viti.

Në të vërtetë, ashtu si interneti ishte mediumi i parë dixhital i informacionit, ashtu blockchaini është mediumi i parë dixhital i shkëmbimit të vlerës.

Kjo teknologji pritet të revolucionarizojë disa industri kur përfshihen sektori bankar, siguria kibernetike, tregtia online e shumë të tjera.

Vitalik Buterin, krijuesi i monedhës virtuale Ethereum, thotë se teknologjia është kaq e favorshme dhe volitshme saqë mund të aplikohet për vite me radhë në të ardhmen për tej imagjinatës sonë.

Sot, kriptomonedhat janë një realitet. Është vënë re një rritje e ndjeshme e startupeve të fokusuar në teknologjinë dhe zgjidhjet që ofron blockchain të cilat synojnë të përmirësojnë industritë që kanë operuar prej dekadash.

Nga ana tjetër kemi monedha virtuale dhe çmimet boombastike në rritje të tyre si Bitcoin dhe Ethereum.

E gjitha kjo na shërben për të na kujtuar se kemi të bëjmë me diçka më shumë sesa thjeshtë ekstravagancë publike.

Blokchain-i dhe tregtia

në Samitin Global të e-Tregtisë, u tha se monedhat virtuale së bashku me blockchainin janë e ardhmja e pagesave online. Jasmin Battista, liderja e e-tregtisë në Projektin DG Connect të Komisionit Evropian, theksoi se kontratat inteligjente janë shumë të rëndësishme për tregtarët.

Sistemi i Ethereum është shembulli ekzemplar sesi mund të përpunohen transaksionet, të gjurmohet origjina e produktit, të menaxhohet zinxhiri furnizues dhe aktiviteti menaxhues.

Shumë sipërmarrës dhe industri kanë filluar të adaptojnë teknologjinë sipas nevojave të tyre dhe problemeve të njerëzve.

Rast konkret është startupi Monetha i cili do të krijojnë një zgjidhje bazuar në Ethereum e cila ngjan me një kombinimit të PayPal dhe Trustpilot.

Dy ditë më parë ata nisën një bashkëpunim me Pigu.it, distributorin më të madh online në Letoni, Lituani dhe Estoni. Interesi për këtë kompani ka arritur majat.

Por çfarë e bën blockchainin kaq premtues për të ardhmen e tregtisë? Këto janë disa prej avantazheve që do të ofrojë.

Kostoja e ulët

Një prej përfitimeve më të mëdha të blockchain në tregti është reduktimi i kostos. Sot transaksionet e bizneseve kalojnë nëpërmjet një rrjeti kompleks kompanish ku përfshihen rrjetet e kartave të kreditit, bankat dhe përpunuesit e pagesave.

Blockchain eliminon nevojën e një ndërmjetësi duke krijuar mundësinë për transaksione të shpejta, të qëndrueshme dhe me kosto më të ulët.

Për çdo blerje online, 7% është kosto shërbimi. Këto kosto i paguan blerësi në të shumtën e rasteve. Njerëzit kanë filluar të jenë më të vëmendshëm ndaj kostove ekstra dhe si rezultat po mbështesin zgjidhje të tjera si TransferWise dhe Revolut.

Transparenca

Mbase aspekti më pozitiv dhe më tërheqës i blockchain është transparenca e cila garantohet nga një sistem i shpërndarë regjistrash. Regjistrat janë publikë dhe pikërisht kjo e bën më të lehtë gjurmimin e çdo informacioni deri tek origjina.

Transparenca është ajo që ka më shumë nevojë tregtia. Tregjet dhe markat kanë për tendencë të mbajnë të fshehtë informacionin dhe në disa raste të kërkojnë para nga tregtarët në këmbim të tij.

Blockchain adreson këtë problem duke i bërë të dhënat të arritshme nga çdo kush, çdo palë pa asnjë kosto shtesë.

Vetë dizajni i blockchain ngritet mbi transparencën dhe besimin. Çdo veprim ruhet në regjistër. Besimi mes blerësit dhe shitësit është gjëja më e çmuar.

Shumë distributorë fitojnë besimin e blerësve përmes programeve të besnikërisë, fushatave reklamuese dhe marifete të tjera. Por në sistemin e tregtisë bazuar në blockchain të gjitha këto janë të panevojshme.

Shpejtësia

Një numër i madh aksionerësh rezulton në transaksione edhe më komplekse sa i përket tregtisë online. Pjesët e përfshira ngadalësojnë procesin nga një sërë hapash burokratikë.

Gjenerimi i faturave dhe përpunimi i pagesave merrte javë kohë ndërsa blockchain e mundëson këtë proces në kohë reale.

Qasja e decentralizuar bazohet e gjitha tek ndërveprimi mes blerësit dhe tregtarit. Nuk ka nevojë për një autoritet qendror rregullues andaj para mund të lëvizë lirshëm në çdo cep të botës.

Siguria

Siguria e tregtisë në blockchain vjen nga natyra e tij e pandryshueshmërisë dhe një strukture të centralizuar. Parandalon mashtrimet duke eliminuar mundësinë e manipulimit të të dhënave.

Edhe sikur një konsumator të marrë diçka të falsifikuar, mund të gjurmohet deri tek burimi. Kjo do të parandalonte shtrirjen e bizneseve jo të besueshme.

Aksesibiliteti

Sipas raportit global Findex, 2 miliard njerëz dhe 160 milion biznese ende nuk kanë qasje formale në shërbimet bankare.

Ndërsa shumica e tyre janë të varfër, 37% e popullsisë së botës pa shërbime bankare është ende një shifër e frikshme.

Nisur nga natyre dixhitale, blockchain është i lehtë për tu integruar. Mund të jetë shumë herë për të pretenduar se blockchain do ti japë fund varfërisë, por zgjidhjet dixhitale të tij janë më të thjeshta dhe më pak të kushtueshme për tu implementuar si dhe ka potencial të mjaftueshëm për të integruar njerëzit e lënë jashtë në ekonominë globale.

E ardhmja

Ndërsa shumica njerëzve ende janë skeptikë për të ardhmen e tyre, shumë mendje të ndritura po bëjnë të pamundur për të sjellë zgjidhjet më të mira për të gjithë.

Blockchain ofron çdo gjë që ofron sistemin në fuqi i tregtisë, por është më i lirë dhe më i shpejtë. Transparenca në tregti dhe financa është një hap i madh drejt demokratizimit të ekonomisë, marrjen e pushtetit nga autoritetet dhe dërgimin e tij tek njerëzit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>