Lajmet

Blockchain technology ligjëratë në Cyber Security & Privacy ANV 18

Jul 6 2018
0 Shpërndarje
Kjo ligjëratë do sjell të rejat e fundit të teknologjisë Blockchain nga vendi ku ka lindur dhe vetë teknologjia Japonia, do flitet për mundësitë që ofrohen sidomos në fushën e ofrimit të shërbimeve online në formë më të shpejt dhe sigurtë etj. Blockchain technology ligjëratë në Cyber Security & Privacy ANV 18

Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT dhe UBT-CERT Divizioni në organizimin e dytë me radhë të Cyber Security & Privacy Akademia Nderkombëtare Verore 2018 nën moton “Security Awareness & Privacy” sjell ligjëratën për Blockchain Teknologjinë nga Japonia ekspertin Prof Akihiko Mutoh.

Kjo ligjëratë do sjell të rejat e fundit të teknologjisë Blockchain nga vendi ku ka lindur dhe vetë teknologjia Japonia, do flitet për mundësitë që ofrohen sidomos në fushën e ofrimit të shërbimeve online në formë më të shpejt dhe sigurtë etj.

Ligjërata do mbahet në UBT Prishtinë 18 korrik nga ora 10:00, pas përfundimit të ligjëratës studentët do të vizitojnë ambientet e kompanisë vendore ALBVISION ku do të njoftohen me Blockchain ATM-së.

Kompania ALBVISION e para në rajon që arriti ta vendos Kosovën në hartën e shteteve qe janë miqësore me kripton valutat duke e sjelle për herë të parë BitcoinATM në Kosovë  dhe duke ju mundësuar qytetareve qe këto shërbime ti kryen ne mënyre te rregullt dhe ligjore dhe te ndihen te barabart me qytetaret e shteteve evropiane apo shteteve te fuqishme siç janë SHBA, Japonia, Korea e Jugut, Australia, etj.

Fokus kryesor me studentët në degët e Shkencave Kompjuterike, Teknologjise së Informacionit, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Komunikuese, Cyber Security & Privacy, profesionistë të Sigurisë dhe Industrinë e TIK-ut Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Akademia Nderkombëtare Verore në Cyber Security & Privacy organizohet në Prishtinë mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë & Kampusin Inovativ në partneritet me ICTSmedia, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike AKCESK.

Gjithashtu në kuadër të ANV-së për Cyber Security & Privacy organizohet gara për siguri kibernetike & privatësi CERT Awards 2 në bashkëpunim me partnerin Redbull do të ofrohet për studentët një aktivitet social me argëtim dhe shërbim me pije.

UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në Trusted Introducer, në vitin 2017 edhe në FIRST.  Por synojmë të jemi pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.

Pjesëmarrja në konferenca dhe gara e UBT-CERT divizionit gjatë viteve të fundit ishte në konferencën The Leading Path to Innovation, Teknologjia që Punëson, DEFCON SHBA, FIRST në Mal të Zi, në garën kibernetike Çeki kuadër programit TAIEX ku ekipi i CERT merr rezultate të larta, BalkanHackathon Bullgari etj.

Gjatë zhvillimit të Akademisë Nderkombëtare Verore për Cyber Security & Privacy do ketë ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Europa, Shqipëria, Kosova etj. me prof më të njohur në këtë fushë do të mbajnë ligjërata para studentëve duke përfshirë temat në fusha të ndryshme duke filluar nga IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.

Për aplikim në Akademinë Ndërkombëtare Verore Cyber Security & Privacy në Prishtinë mund të regjistroheni në këtë link https://www.eventbrite.com/e/cyber-security-and-privacy-isa-18-tickets-46646203049

Facebook event https://web.facebook.com/events/217472749057732/

Për regjistrim në garën Hackathon – CERT Awards 2 https://www.eventbrite.com.au/e/hackathon-cert-awards-2-tickets-46941939605/PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>