Lajmet

BlockSender ju ndihmon që të mos merrni e-maile nga dërgues të padëshiruar

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
BlockSender ju ndihmon që të mos merrni e-maile nga dërgues të padëshiruar

Block SenderChrome: Gmail e bën një punë të shkëlqyer në bllokim të e-maeleve të tipit spam, por nganjëherë ju thjesht dëshironi që të shkoni akoma më tej dhe të ndaloni ardhjen e disa e-maile të tjera. BlockSender është një shtojcë e Gmail-it që instalohet në Chrome që mund ta bëjë dërguesin që të mendojë se adresa juaj e e-mailit është gabim.

Shumë dërgues të letrave spam nuk do të njohin porosinë e rikthyer me e-mail, por ju do të kënaqeni sepse u keni bërë me dije atyre që e-maili nuk është i mirëpritur. Skenari më i mirë për BlockSender-in është kur një individ është duke ju dërguar juve e-mail dhe ata nuk janë duke e respektuar kërkesën tuaj për “mos kontaktim”. Kur ata e marrin një porosi automatike nga BlockSender, ata do të mendojnë që e kanë e-mail adresën e gabuar për ju. Shpresojmë që kjo gjë do të ju ndihmojë.

Plani individual bllokon vetëm disa e-maile në muaj dhe vetëm në llogaritë personale në Gmail, por është falas. Plani premium kushton 4.99 dollarë në muaj dhe 29 dollarë në vit, që ka bllokime të pakufizuara dhe punon me Google Apps e po ashtu edhe me llogari personale në Gmail. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>