Lajmet

Blogerëve rus tani iu kërkohet të regjistrohen, dhe të mos postojnë pornografi dhe gjuhë të pahijshme

Apr 26 2014
0 Shpërndarje
Blogerëve rus tani iu kërkohet të regjistrohen, dhe të mos postojnë pornografi dhe gjuhë të pahijshme

4144501362Një ligj i ri rus, i miratuar nga Duma gjatë të martës, është duke vendosur kufizime serioze për blogerët e vendit. Cilido shkrimtar online që ka më tepër se 3,000 vizitorë gjatë ditës duhet të deklarojë emrin e familjes së tij, inicialet dhe adresën e e-mailit, që më pas të mund të konsiderohet si një “përdorues interneti i quajtur bloger”.

Sapo të regjistrohen, ata janë subjekt i rregullave të njëjta sikur mediat, duke përfshirë kufizimet ndaj shpifjeve, pornografisë dhe gjuhës së pahijshme. Një shkelje fillestare e ligjit do të pasojë me një gjobitje; shkelja e dytë do të rezultojë me pezullimin për një muaj të faqes.

Derisa kufizimet janë të ashpra, ligji është po ashtu mjaft i lehtë për t’u parandaluar, sepse nuk aplikohet për blogjet që janë të hostuara jashtë vendit. Shumë kritikë besojnë që ligji mund të hidhet poshtë nga gjykata kushtetuese e Rusisë për shkak të shkeljes së lirisë së shprehjes.

Tashmë ligji ka marrë kritika nga avokatët e të drejtave të njeriut. “Qëllimi i vërtetë i projektligjit është të parandalojë çfarëdo kritike ndaj autoriteteve,” tha një kritik për agjencinë e lajmeve ITAR-TASS. (PCWorld Albanian)

Tags >

blog
Lajmet e fundit>