Vëzhgim

Blogu i prapaskenave të Windows 8

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
Blogu i prapaskenave të Windows 8

Presidenti i Windows, Steven Sinofsky, shkruajti postimin e parë në blogun “Duke ndërtuar Windows 8”, duke shpjeguar qëllimin e skuadrës me këtë blog:

“Blogimi na e mundëson neve që të kemi një dialog në dy mënyra me ju rreth zgjedhjeve për dizajn, të dhënat në botë reale dhe përdorimi, dhe mundësi të reja që janë pjesë e Windows 8. Së bashku, ne do të fillojmë aventurën unike të sjelljes së produkteve kryesuese në treg. Ne jemi vërtet të ngazëllyer për të folur rreth zhvillimit të Windows 8 dhe për t’u lidhur  në mendime me komunitetin e përdoruesve, zhvilluesve dhe profesionistëve të informacionit.”

Sinofsky dhe zëvendës kryetari i lartë në Windows, Jon DeVaan, patën hapur një blog “Engineering Windows 7” (të njohur ndryshe si “E7”) gjatë zhvillimit të sistemit Windows 7.

“Ne filluam blogun Engineering Windows 7 në 2008 si njohje e nevojës për të ri-lidhur komunitetet dhe prindërtim i besimit relativ ndaj inxhinierimit dhe dizajnit të Windows. Gjatë inxhinierimit të Windows 7, ne mësuam mësime të shkëlqyera dhe rinovuam kuptimin tonë të përgjegjësisë së komunitetit” shkruajti Sinofsky.

Duke mësuar nga përvoja e tyre me blogun “E7”, skuadra e zhvillimit planifikon që ta bëjë blogun të mundshëm nga më shumë lexues, duke i ofruar postimet “B8” në disa gjuhë, brenda 48 orëve që kur është bërë postimi në gjuhën angleze. Dhe në vend të dy adminëve, blogu do të përfshijë postime nga shumë anëtarë të skuadrës zhvilluese.

Llogaria @BuildWindows8 në Twitter do të përditësohet me lajmërime rreth postimeve të reja në blog./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>