Biznes

Bloomberg: Apple dhe Google po bashkëpunojnë për të blerë patentat e Kodak

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Bloomberg: Apple dhe Google po bashkëpunojnë për të blerë patentat e Kodak

Nuk ndodh shpesh të dëgjosh që Apple dhe Google, dy kompanitë që luftojnë ashpër për dominimin e tregut të smartfonëve, të bashkohen për të realizuar diçka. Bloomberg raporton se diçka e tillë do të ndodhë.

Sipas burimeve, të dyja kompanitë do të blejnë 500 milionë $ nga patentat e Kodak-ut.

Kodak-u ka filluar të shesë patentat si pjesë e likujdimit total të kompanisë, për shkak të falimentimit, dhe mesa duket, një pjesë prej tyre po ngjallin interes të madh tek Apple dhe Google. Të paktën kështu thuhet nga burimet e raportuara nga Bloomberg.

Por, edhe pse ky bashkim mund të ngjajë shumë i çuditshëm, në një farë mënyre mund të jetë i logjikshëm.

Të dy kompanitë përfitojnë disa patenta, paguajnë më pak për to dhe nuk rrezikojnë të hidhen në gjyq nga rivali i tyre. Më mirë sesa të paguash shuma marramendëse për t’ia kaluar konkurruesit dhe në fund të rrezikosh edhe të humbasësh.

Mesa duket, si Google ashtu edhe Apple i kanë paraqitur më vete ofertat e tyre, ndërsa më vonë, kanë bashkuar forcat për të ofruar një shumë më të madhe dhe për ta pasur më tepër garanci pëer të përftuar sa më shumë nga portofoli me 1100 patenta.

Dhe pasi të mbyllet kjo marrëveshje, secila do të vazhdojë të luftojë fort për përqindjen e tregut, si gjithmonë… (PCWorld Albanian)

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>