Harduer

Bloomberg: HTC planifikon të lançojë dy tabletë me Windows RT

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Bloomberg: HTC planifikon të lançojë dy tabletë me Windows RT

HTC është duke punuar mbi dy tabletë të rinj që do të operojnë me Windows RT, raportohet nga Bloomberg.

Njëri prej tyre do të ketë ekran 12 inç, ndërsa tjetra do të jetë 7 inç. Përmes kësaj të fundit do të keni mundësi të realizoni edhe telefonata.

Nëse këto raportime janë të vërteta, atëherë pajisja 7 inç do të jetë e para aq e vogël me Windows RT.

Do të ishte vërtet interesante të shihnim se si do të ecte në treg krahasuar me konkurrentët e iPad mini dhe ato me Android.

HTC ishte duke punuar gjithashtu edhe për tabletë me Windows 8, por hoqi dorë nga këto plane për shkak se çmimi do të rezultonte shumë i lartë.

Produktet e reja me Windows RT pritet të lançohen në tremujorin e katërt të vitit 2013, sipas burimeve të Bloomberg. Megjithatë, HTC vazhdon ende të mbetet e distancuar nga Microsoft-i.

Një burim së fundmi ka raportuar se kompania ka anuluar planet për prodhimin e një smartfoni me ekran të madh që do të operonte me Windows Phone, duke qenë se vendosi që maksimumi i lejuar për pajisjet me Windows Phone 8 – 1280×720 pixels, do të ishte shumë i ulët për pajisjen në mënyrë që të konkurronte siç duhej në treg. (PCWorld Albanian)

HTC

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>