Lajmet

Bloomberg: Microsoft përgatitet për largimin më të madh të numrit të punëtorëve nga kompania

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Bloomberg: Microsoft përgatitet për largimin më të madh të numrit të punëtorëve nga kompania

2013-10-24_02-55-11-1.0_standard_640.0Microsoft është raportuar që do të bëjë largimet më të shumta nga puna për pesë vitet e fundit. Bloomberg raporton që reduktimet mund të prekin marketingun, inxhinierinë dhe ish-punonjësit e Nokia-s që e përbëjnë grupin e ri mobil të Microsoft-it.

Pushimet nga puna do të mund të jenë më të mëdhatë, pas 5,8000 pushimeve nga puna të bëra nga Microsoft në vitin 2009 dhe pritet të prekin divizionet që kanë të bëjnë me biznesin telefonik të Nokia-s. Disa ndërprerje nga puna do të godasin grupe si skuadrën e marketingut të Xbox -it.

Microsoft për momentin ka 127,104 punonjës dhe raportet e kaluara nga Gigaom sugjerojnë që prodhuesi softuerik mund të planifikojë largimin nga puna të deri 10 për qind të fuqisë së vet punëtore. Nuk është menjëherë e qartë se kur do të bëhen ndërprerjet nga vendet e punës, por Bloomberg sugjeron që do të mund të bëheshin edhe gjatë kësaj jave.

Takimi për raportim të fitimeve vjetore nga Microsoft është planifikuar të mbahet më 22 korrik. CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, ka premtuar që të ofrojë më tepër hollësi për planet e kompanisë “për t’u përqendruar në bërthamën tonë” më 22 korrik, si dhe me largimet nga puna që priten të bëhen si pjesë e ristrukturimit dhe integrimit të stafit të Nokia-s. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>