Harduer

Bloomberg: Në Shtator Apple do të prezantojë tre iPhone të rinj dhe dy iPad Pro

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Modeli i tretë do të ketë ekran 6.1-inç dhe do të kushtojë më pak se dy të parët. Kjo sepse ekrani i tij do të jetë LCD dhe karakterizohet nga rezolucion më i ulët. Bloomberg: Në Shtator Apple do të prezantojë tre iPhone të rinj dhe dy iPad Pro

Nëse mendoni se iPhone aktualë janë të vegjël atëherë prisni sa të vinë të rinjtë. Zyrtarisht pritet debutimi i modeleve të reja në Shtator, por analistët kanë folur prej kohësh rreth risive që do të sjellin.

Sipas Bloomberg, Apple do të prezantojë tre iPhone këtë vit.

Pasardhësi i iPhone X do të jetë iPhone X Plus me ekran 6.5-inç. Ky do të ishte iPhone më i madh prodhuar ndonjëherë, madje edhe më i madh sesa Note 9 që ka ekran 6.4-inç.

iPhone X i cili është ende në shitje ka ekran 5.8-inç.

Sakaq do të ngelet modeli standard i iPhone X me po të njëjtin madhësi ekrani, funksione por me emër të ri, iPhone XS.

Në të kaluarën Apple ka përdorur germën S për të treguar telefonët që kanë përditësime të vogla.

Modeli i tretë do të ketë ekran 6.1-inç dhe do të kushtojë më pak se dy të parët. Kjo sepse ekrani i tij do të jetë LCD dhe karakterizohet nga rezolucion më i ulët.

Dy iPhone e parë do të kenë ekrane OLED.

Sipas Bloomberg ekranet OLED do të prodhohen nga Hon Hai Precision Industry ndërsa LCD nga Pegatron.

Të tre telefonët do të vinë me sistem kontrolli përmes gjestesh duke eleminuar përgjithnjë butonin Home. Gjithashtu secili prej tyre do të ketë teknologjinë e re Face ID.

Apple ka planifikuar gjithashtu ofrimin e modeleve me dy karta.

Debutimi i iPhone të rinj do të vinte thuajse një muaj pas Note 9-ës, flagshipit të Samsung dhe konkurrentit numër 1 të Apple.

Bloomberg vijon se përtej iPhone të rinj, Apple ka punuar edhe në kufje të prëditësuar AirPods, karikues wireless AirPower, orë të re inteligjente Apple Watch dhe një iPad Pro të ri.

iPad Pro të rinj do të vinë me ekran 11-inç dhe 12.9-inç korniza ekrani të zvogëluara. Gjithashtu nuk do të kenë butonë fizikë por Face ID dhe gjeste kontrolli. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>