Biznes

Blu-ray Disc trefishon shitjen gjatë 2008-s

Jan 14 2009
0 Shpërndarje
Blu-ray Disc trefishon shitjen gjatë 2008-s

Me gjithë rënien e madhe që ka pësuar ekonomia amerikane, Blu-ray Disc ka trefishuar shitjen gjatë vitit 2008. I gjithë tregu Blu-ray Disc në Amerikë më 2008-n vlente 750 milionë dollarë nga 270 milionë sa vlente më 2007-n. Kështu të paktën bëhet e ditur nga Digital Entertainment Group (DEG).

Gjatë vitit të kaluar, vetëm në Amerikë dhe Kanada, Blu-ray Disc pati 63 milionë dërgesa të disqeve, nga 18 milionë sa pati më 2007-n dhe 1 milion më 2006-n. Ndërkohë 82 milionë disqe janë dërguar vetëm në Amerikën Veriore. Shitjet e Blu-ray Disc duke përfshirë këtu edhe Blu-ray të Sony Plastation 3,  kapën shifrën prej 10 milionë kopjeve të shitura, prej të cilave 3 milionë u shitën vetëm gjatë çerekut të fundit të vitit 2008. Shitjet e Blu-ray patën një fillim të ngadalshëm në fillimin e vitit të kaluar, por fundi i erës së televizorëve analogë dhe pajisja e njerëzve me televizorë High Definition ndihmoi shitjen Blu-ray Disc.

Lajmet e fundit>