Vëzhgim

Blu-ray rrit luftën mes lojërave

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
Blu-ray rrit luftën mes lojërave

Por, mos harroni procesorin e so stikuar Cell, i cili e ka bërë kaq të shtrenjtë PS3. Më në fund, MGS4 do t’ju ofrojë atë çka keni paguar. Ja disa nga informacionet e nxjerra për këtë lojë.

Zë fantastik

Sid Schuman, redaktor i vjetër i GamePro, e ka luajtur versionin final para se loja të dalë në treg. Ai thotë se studioja Skywalker Sound’s i ka dhënë MGS4 disa nga efektet zanore më të gjalla dhe të pastra, duke veçuar efektet e gjuajtjes me armë.

Procesor i stërmbushur

I shumëpërfoluri procesori Cell që fuqizon PS3, më në fund ka mundësinë të tregojë forcën e vet. Harddisku merr shumicën e lojës, duke ju mundësuar të luani pa parë ndonjë herë skenën “Loading…”. Ndërkohë, CPU kalkulon procedurat fi zike derisa luani lojën. Kuptimi i saj: Trupat rrëzohen në mënyrë shumë origjinale dhe grumbujt e baltës duken më natyral.

Zbulimet online

Ju e dini thënien e vjetër “Çdo tregim i ka dy anë”? Bëni tri anë. Mundësia për të luajtur online i vë përballë dy ekipe, njëra kundër tjetrës, derisa një spiun me një kostum të padukshëm depërton në zonën e luftës dhe provon të shkatërrojë dy anët në mënyrë tinëzare. Këndi Yojimbo është një nga kthesat multiplayer që MGS4 i shton fushatës së vet me një lojtar.

Lajmet e fundit>