Harduer

Bluetooth 3.0 i gërshetuar me Wi-Fi

Jan 29 2010
0 Shpërndarje
Bluetooth 3.0 i gërshetuar me Wi-Fi

Pas shpejtësisë së lartë 3.0 është radio protokolli 802.11, i cili i lejon protokollit Bluetooth të kalojë në sinjalin Wi-Fi kur transferon të dhëna të shumta (për shembull video, muzikë ose fotografi).

Michael Foley, drejtor i Bluetooth SIG, thotë se përdoruesi mesatar do të përjetojë shpejtësi mes 22 mbps dhe 26 mbps me versionin 3.0. Kjo është një përparësi e shkëlqyer për pajisjet që përdorin lidhje ad hoc, pasi i lejon të dyja pajisjet që të transferojnë të dhëna me shpejtësi të lartë pa përdorur kabllon USB ose identifikimin formal në rrjetin Wi-Fi.

Tiparet e tjera të reja Bluetooth përfshijnë Unicast Conectionless Data për përgjigje më të mirë dhe përmirësim të kohëzgjatjes së baterisë; si dhe Enhanced Power Control, i cili redukton incidentet e shkëputjes të shkaktuara nga lëvizjet, si vendosja e telefonit në xhep apo çantë.
PC World do të testojë shpejtësitë e pajisjeve 3.0 posa të jenë në dispozicion për të vërtetuar pohimet e Foley-t.

Lajmet e fundit>