Lajmet

Bluetooth-i do të bëhet shumë shpejt “më i zgjuar”

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Bluetooth-i do të bëhet shumë shpejt “më i zgjuar”

bluetoothPajisjet e ardhshme me Bluetooth do të jenë më fleksibël, do të kenë lidhje më të mirë si dhe do të funksionojnë më mirë me pajisjet e tjera në muajt e ardhshëm.

Bluetooth 4.1, i vendosur nga Bluetooth Special Interest Group (SIG), do të bëjë përditësimet e standardeve të transmetimeve pa kabëll në distanca të vogël me një sërë karakteristikash dhe përmirësimesh.

Nëse ju ka ngelur ndonjëherë ndonjë këngë për gjysmë për shkak se keni dalë jashtë diapazonit të mbulimit të Bluetooth-it, atëherë do t’ju pëlqejë ky ndryshim i ri: Me standardin e ri, pajisjet do të rilidhen shumë shpejt dhe automatikisht kur të ndodhen sërish brenda zonës së mbulimit.

Bluetooth 4.1 sjell edhe karakteristika të reja, shumë prej së cilave do të jenë “të padukshme” për përdoruesit, por do t’u vijnë në ndihmë zhvilluesve dhe do të përmirësojnë përvojën e përgjithshme.

Specifikimet e reja do t’i ndihmojnë pajisjet me Bluetooth të komunikojnë me LTE radio, duke reduktuar ndjeshëm interferencën. Edhe të dhënat do të transmetohen në mënyrë më efiçente dhe duke harxhuar më pak bateri.

Bluetooth 4.1 ofron gjithashtu edhe suport për një sistem të ri siç është IPv6, që u prezantua vitin e kaluar. Ai i lejon shumë pajisjeve të kenë lidhje direkte me internetin, duke mundësuar lidhjet nga kudo.

Teorikisht, mund të aksesoni në pajisje me Bluetooth 4.1 nga distanca, duke u lidhur me të njësoj sikur ta kishit në dorë. Pajisjet mund të komunikojnë gjithashtu edhe me njëra-tjetrën, duke mundësuar kështu të ashtuquajturin “internetin e objekteve.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>