Lajmet

Bluetooth 4.0 për pajisje me konsum të ulët

Dec 20 2009
0 Shpërndarje
Bluetooth 4.0 për pajisje me konsum të ulët

Standarti i ri për bluetooth ka si objektiv kryesor përdorimin në pajisjet e shëndetësisë, fitness-it dhe tregjet e aplikacioneve të sigurisë.

Bluetooth Special Interest Group shpalli implementimin e versionit 4.0 të  Bluetooth Core Specification këtë të enjte. Ky specifikim i ri vjen vetëm dhjetë muaj pas versionit 3.0 të orientuar drejt shpejtësisë por ka një objektiv fuqie dhe përdorimesh krejt të ndryshëm.

“Me prezantimin e sotëm është hapur gara për dizainerët e produkteve për të krijuar pajisjet e para në treg” tha  Michael Foley, drejtues i SIG të Bluetooth. “Modulet bluetooth me konsum të ulët mund të përdoren tani për kategori të ndryshme dhe ky është një hap i rëndësishëm për ne drejt aftësimit të tregjeve të reja që përdorin teknologjinë wireless Bluetooth.

Lajmet e fundit>