Softuer

Blur paraqitet me 28 maj

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
Blur paraqitet me 28 maj

Activision momentalisht i ka duart plot për shkak të telasheve me përjashtimin e bashkëthemeluesve të Infinity Ward, Vince Zampella dhe Jason Ward. Megjithatë, botuesi në fjalë padyshim që me më shumë qejf do të mbante përqendrimin kah lojërat dhe duke i qëndruar në krahë këtij obligimi, Bizarre Creations gjatë kësaj jave thanë se loja garuese e mbushur me aksion “Blur” do të paraqitet për Xbox 360, Playstation 3 dhe PC, me 25 maj në Amerikë Veriore dhe me 28 maj në Evropë.

Blur është titulli i parë garues i Bizarre Creations qysh prej se është blerë nga Activision në vitin 2007, dhe studio në rend të parë është e njohur për markat e saja Project Gotham Racing dhe Geometry Wars. Loja më vonë është paraparë për një premierë në nëntor të vitit të kaluar, por Activision e shtyu datën në vitin 2010, për të përmirësuar edhe më tej komponentën multiplayer të kësaj loje.

Për sa i përket eksperiencës multiplayer, Blur gjithashtu lejon që deri në 20 vetura të konkurrojnë mes vete, në një stil të ngjashëm me garat në Project Gotham Racing. Garuesve online do t’u ofrohet një llojllojshmëri garash dhe përveç kësaj është bërë e ditur se loja do të mundësojë që të bëhen edhe gara lokale me katër lojtarë duke ndarë ekranin në katër pjesë (Split-Screen), një element që sigurisht ka munguar mjaft shumë në lojërat e fundit me vetura. Loja veçohet me mbi 50 vetura të licencuara si dhe me një mori të lokaliteteve botërore.

Lajmet e fundit>