Harduer

BMW dhe Mobileye grumbullojnë informacion për makinat e automatizuara

Feb 21 2017
0 Shpërndarje
Mobileye dhe prodhuesi gjerman i automobilave BMW nënshkruan një marrëveshje ditën e Marte e cila do të instalojë teknologjinë e Mobileye në makinat BMW duke filluar nga 2018-ta. BMW dhe Mobileye grumbullojnë informacion për makinat e automatizuara Photo Source: Reuters

Duke pajisur makinat me këtë teknologji BMW mund të gjenerojë të dhëna në kohë reale të mjaftueshme për të vënë në jetë makinat e para me sistem vetëdrejtimi.

Teknologjia e Mobileye përbëhet nga kamera në rezolucion HD.

BMW synon ta implementojë sistemin e kamerave në 40 makina brenda gjysmës së parë të këtij viti.

Informacioni i grumbulluar nga kamerat do të dërgohet tek firma hartave dixhitale Here, të dhëna të cilat do të përdoren për të nga makinat në kohë reale.

Javën e kaluar Volkswagen gjithashtu tha se do të bashkëpunojë me Mobileye. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>