Blog

BMW investon 237 milion dollar në një qendër kërkimore për bateritë

Nov 24 2017
0 Shpërndarje
Qendra do të hapet në 2019-ën bëri të ditur BMW-ja. BMW investon 237 milion dollar në një qendër kërkimore për bateritë Photo Source: Reuters

Prodhuesi Gjerman i makinave luksoze BMW tha se do të investojë 237 milion dollar në katër vitet e ardhshme për ndërtimin e një qendre hulumtuese të prodhimit të baterive për makinat elektrike.

“Duke prodhuar prototipe, ne mund të analizojmë dhe kuptojmë plotësisht procesin e krijimit të qelizave të baterive elektrike.

Falë kësaj ekspertize mund të krijojmë një model për prodhuesit që duan të prodhojnë bateri për makinat tona,” shprehej një zyrtar i BMW ditën e sotme.

“Dija që fitojmë është shumë më e rëndësishme për ne, pavarësisht nëse jemi ne ata që prodhojnë bateritë apo jo,” vijoi Ai.

Qendra do të hapet në 2019-ën bëri të ditur BMW-ja.

Në fillim të këtij muaji kompania nisi një bashkëpunim me tre prodhues të tjerë Gjermanë, Daimler, Ford dhe Volkswagen, për ndërtimin e 400 stacioneve elektrike në Evropë.

Në 2018-ën do të jenë 100 stacione funksionale ku mund të ngarkohen makina të markave të ndryshme. Secila prej pikave të ngarkimit do të ketë kapacitet prej 350 kilovat.

Sistemi nuk i dedikohet një marke të vetme. /PCWorld Albanian

Tags >

BMW
Lajmet e fundit>