Blog

BMW-ja i ngre kurth një hajduti, e mbyll brenda makinës së vjedhur

Dec 5 2016
0 Shpërndarje
BMW-ja i ngre kurth një hajduti, e mbyll brenda makinës së vjedhur

bmw-730x330Hajdutët duhet të mendohen dyherë përpara se të vjedhin një makinë të re BMW sepse rrezikojnë të mbyllen brenda.

Policia e Seattle në Shtetet e Bashkuara pati mbështetjen e prodhuesit të shquar gjerman në lokalizimin dhe kapjen e një hajduti në makinën e vjedhur nga vetë ai.

Sipas CNET, kur pronari i makinës raportoi vjedhjen e saj, policia vendase kontaktoi me BMW-në dhe me anë të sistemit të saj të gjurimit lokalizuan makinën. Ndërsa iu afruan makinës së vjedhur, oficerët e policisë panë të dyshuarin të përpëlitej brenda saj për të hapur makinën.

Punonjësit e BMW-së arritën të kyçnin makinën në distancë. 38 vjeçari akuzohet për vjedhje dhe mbajtje të lëndëve narkotike. (PCWorld Albanian)

Tags >

BMW
Lajmet e fundit>