Biznes

BMW ka shitur 100,000 makina elektrike në 2017-ën

Dec 20 2017
0 Shpërndarje
Sakaq modelet plotësisht elektrike janë i3 dhe i8. I pari debutoi në 2013-ën dhe pati një kërkesë të lartë në SHBA dhe Evropen Perendimore. BMW ka shitur 100,000 makina elektrike në 2017-ën

BMW synonte të shiste 100,000 makina elektrike këtë vit dhe ja ka arritur këtij objektivi tha kompania ditën e sotme.

Makinat e shitura janë plotësisht elektrike por edhe modele të elektrifikuara si Seritë 2 Active Tourer.

Sakaq modelet plotësisht elektrike janë i3 dhe i8. I pari debutoi në 2013-ën dhe pati një kërkesë të lartë në SHBA dhe Evropën Perendimore.

BMW shiti 60,000 modele vitin e kaluar, ndërsa këtë vit rritja ka qenë me 60%. Kompania gjithashtu tha se pret një rritje dyshifrore në përqindje të shitjeve në 2018-ën.

Në fillim të 2017-ës, prodhuesi i shquar Gjerman nisi një partneritet me startupin Solid Power për të komercializuar teknologjinë e baterive solid-state.

BMW ka planifikuar të ofrojë dhjetëra modele elektrike deri në 2025-ën dhe një sedan elektrik ma katër dyer në 2021. /PCWorld Albanian

Tags >

BMW
Lajmet e fundit>