BMW ndihmon në krijimin e PC-ve

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
BMW ndihmon në krijimin e PC-ve

bmwDiajnimi i PC-ve po bëhet gjithmonë e më shumë kreativ, pasi kompanitë po përpiqen të largohen nga desktopi i thjeshtë i zi.

Këtë javë u lajmërua nga një përfaqësues i BMW Group krijimi i një PC gaming shumë interesant, i cili do të prezantohet në Computex Trade Show javën e ardhshme në Tajvan.

Në konferencën për shtyp të BMW, u zbulua se desktopi i koduar me emrin M8 do të ketë një motherboard ASRock. Gjithashtu mund të vendoset në dy pozicione, desktopin tradicional ose i vendosur shtrirë si një konsolë për lojëra. Pjesë të kasës janë transparente në mënyrë që pronarët mund të kontrollojnë bordin dhe pjesë të tjera të M8.

Kapakët anësorë janë magnetikë në mënyrë që të hiqen sa më shpejt pa nevojën e vidave. Ka shumë pak informacion rreth M8, përveç faktit që ka WiFi 802.11ac, Bluetooth v40 si dhe një procesor Quad core Creative SoundCore 3D. Më shumë të reja do të zbulohen javën e ardhshme në Computex. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>