Harduer

BMW në bashkëpunim me Mobileye dhe Intel nxjerrin në qarkullim 40 makina autonome në SHBA dhe Europë

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
BMW në bashkëpunim me Mobileye dhe Intel nxjerrin në qarkullim 40 makina autonome në SHBA dhe Europë

bmwcar-930x620BMW planifikon të nxjerrë në rrugë 40 makina autonome brenda gjysmës së parë të 2017-tës, bëri të ditur prodhuesi gjerman i makinave luksoze.

Ky plan ambicioz do të vihet në jetë në bashkëpunim me Intel dhe Mobileye, një kompani Izraelite e specializuar në teknologjinë e sistemeve të vetëdrejtimit.

Gjatë një prezantimi të përbashkët në CES 2017, tre kompanitë zbuluan se makinat e seive 7 nga BMW do të kenë teknologjinë e Intel dhe Mobileye në SHBA dhe Europë.

Në të njëjtën kohë ata thanë se kanë zhvilluar një arkitekturë e cila mund të përdoret edhe nga prodhues dhe marka të tjera.

Ambicjet e BMW në makinat autonome u bënë të ditura gjatë muajit Maj të vitit të kaluar kur u diskutua rreth makinës koncept iNext. Kjo makinë, plotësisht autonome, do të dalë në qarkullim në 2021. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>