Lajmet

BMW sjell Skype for Business në Serinë 5

Jul 17 2017
0 Shpërndarje
Microsoft tha se konsumatorët e Exchange gjithashtu do të mund të integrojnë kalendarët e tyre, detyrat dhe kontaktet në iDrive. BMW sjell Skype for Business në Serinë 5 Photo Source: BMW

BMW në bashkëpunim me Microsoft do të sjellin produktivitet të vërtetë në makinat e saj. Pasi shtoi funksionalitete komunikimi të Office 365 në Serinë 5 të BMW, kompania tashmë solli edhe Skype for Business në sistemet kompjuterik të makinës.

Skype do të integrohet në sistemin iDrive të BMW dhe prëdoruesit mund të bëhen pjesë e video konferencave nga makina e tyre si dhe të njoftohen për takimet e ardhshme.

Microsoft tha se konsumatorët e Exchange gjithashtu do të mund të integrojnë kalendarët e tyre, detyrat dhe kontaktet në iDrive.

Shërbimet e reja do të jenë fillimisht të disponueshme në Gjermani, Francë dhe Britani ndërsa më shumë tregje do të bashkohen në të ardhmne.

Ky partneritet gjithashtu hedh themelet e një eksperience të re në makinat tona të cilat dita ditës do të jenë edhe më autonome. Audi tashmë ka premtuar autonomi të nivelit të tretë për makinat e saj vitin e ardhshëm që do të thotë se shoferët mund të fokusohen në punë të tjera ndërsa drejtojnë makinat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>