Blog

BMW do të prodhojë një model elektrik të Serive 3

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
BMW është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të makinave dhe në muajt e fundit ka humbur terren ndaj Tesla në industrinë e makinave elektrike. BMW do të prodhojë një model elektrik të Serive 3

BMW ka planifikuar të prezantojë një version elektrik të linjës popullore të Serisë 3, raportuan mediat Gjermane.

Ky prezantim do të zërë vend në Munich Auto Show në Shtator sipas gazetës Gjermane Handelsblatt.

Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave ka një linjë ekzistuese makinash hibride dhe elektrike të cilat erdhën si përgjigje e kompanisë ndaj Tesla dhe Modelit 3 të saj.

BMW është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të makinave dhe në muajt e fundit ka humbur terren ndaj Tesla në industrinë e makinave elektrike.

Me një çmim prej 35,000 dollarësh, Tesla Model 3 qëndron afër modelit më të lirë me karburant të Serive 3 nga BMW. 32oi kushton 33,450 dollar. /CIO Albanian

Tags >

BMW
Lajmet e fundit>