Blog

BMW Z8-ta e Steve Jobs del në ankand për 400,000 dollar

Oct 30 2017
0 Shpërndarje
Përgjatë 17 viteve makina është drejtuar vetëm 15,200 milje, ose më pak se 1,000 milje në muaj dhe ngelet në kushte të mrekullueshme. BMW Z8-ta e Steve Jobs del në ankand për 400,000 dollar

Një makinë luksoze me 400 kuaj fuqi BMW në pronësi të shefit legjendar të Apple Steve Jobs muajin e ardhshëm do të dalë në ankand në Nju Jork.

Mendohet se BMW-ja do të kushtojë mes 300,000 deri në 400,000 dollar. Pronësia e Jobs dokumentohet nga disa fatura rreth shërbimeve që janë bërë si dhe një kopje të regjistrimit të makinës në emrin e tij në Kalifoni.

Jobs u bind nga Larry Ellison i Oracle për të blerë një Z8 që sipas tij ishte e ardhmja e makinave dhe inxhinierisë automobilistike.

Roadsteri është prodhuar më 1 Prill 2000 dhe u dërgua tek ai në Tetor të atij viti. Besohet se Jobs e shiti makinën më pas tek pronari aktual në Los Angeles.

Përgjatë 17 viteve makina është drejtuar vetëm 15,200 milje, ose më pak se 1,000 milje në muaj dhe ngelet në kushte të mrekullueshme.

Makina është e pajisur me disa aksesorë përfshirë një telefon Motorola me markën e BMW që Jobs duhet ta ketë urryer.

Ndërtuar përgjatë viteve 1999 deri në 2003, vetëm 5,700 BMW të tilla janë shitur. Makina kishte një çmim prej 128,000 dollar pa opsione shtesë dhe modelet e përdorura sot shiten rreth 165,000 deri në 200,000 dollar.

Ankandi fillon më 6 Dhjetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>