Harduer

B&O lançon kufjet saj të para me wireless, BeoPlay H8

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
B&O lançon kufjet saj të para me wireless, BeoPlay H8

DSC_8216Ajo ç’ka e bëri të suksesshëm këtë vit që kaloi Bang&Olufsen ishte padyshim sistemi i muzikës për shtëpi ‘Moment’. Por kompania daneze nuk është mjaftuar me këtë sukses dhe ka lançuar dhe produkte të reja dhe më të spikaturat ndër to janë kufjet me wireless BeoPlay H8. Të ndërtuara nga lëkura dhe alumini, përdorimi i tyre të ofron një eksperiencë të re.

BeoPlay H8 kanë opsionin e reduktimit të zhurmave dhe karakteristika të cilësisë së lartë të playback. Një nga karakteristikat më interesante që ofrojnë këto kufje janë kontrolli përmes prekjes. B&O nuk u përpoq të krijonte vetëm butona kontrolli që duken bukur, por mbi të gjitha funksional. Kompania ka aplikuar teknologjinë e njohjes së gishtit që kufjet mos të marrin komanda të gabuara, duke qënë se kufjet mund të vihen në kontakt dhe me objekte të tjera përveç dorës së përdoruesit.

B&O ka premtuar një kohëzgjatje baterie prej 30 orësh. BeoPlay H8 është shembulli perfekt i kufjeve që funksionojnë me wireless, por dhe i marrin komandat me anë të prekjes. Pritet që këto kufje të jenë të disponueshme për shitje që nga muaji i ardhshëm me një çmim prej 500$. (P World Albanian)

Tags >

kufje
Lajmet e fundit>