Lajmet

Boeing pajiset me një patentë që imiton stilin e fushave magnetike mbrojtëse të Star Trek

Mar 24 2015
0 Shpërndarje
Boeing pajiset me një patentë që imiton stilin e fushave magnetike mbrojtëse të Star Trek

google-logo-stock-11_2040.0Kompania e njohur e fluturimeve ajrore, Boeing së fundmi është pajisur me një patent të re e cila është e frymëzuar nga fanta-shkenca. Ashtu si mburojat më ngjyra të përdorur në Star Trek që mbrojnë trupat apo ndërtesat, dhe ky projekt i emërtuar si ‘Metoda dhe sisteme për mbrojtjen nëpërmjet harkut elektromagnetik’ përdor energjinë për të shmangur dëmin potencial.

Ashtu si është përshkruar, ky sistem nuk është dizenjuar për të parandaluar impaktin e drejtpërdrejtë nga predhat apo pajisje të tjera luftarake por është projektuar për të mbrojtur një objektiv si për shembull një ndërtesë apo makinë nga efektet e dëmshme të një shpërthimi aty pranë. E gjitha kjo konsiston në një sensor tepër të fuqishëm që është i aftë të zbulojë shpërthimin dhe një gjenerator hark i cili pas marrjes së sinjalit krijon një lloj fushe magnetike mes shënjestrës dhe shpërthimit duke përdorur lazer, elektricitet dhe mikrovalë. Kjo fushë relativisht e vogël ndryshon nga ambjenti përreth për shkak të temperaturës, dendësisë dhe përbërjes. Këto element së bashku do të ndërtojnë një lloj barriere e cila do të ndalojë shpërthimin ti afrohet shënjestrës duke e neutralizuar atë.

Siç përshkruhet kjo gjë mund të reduktojë densistetin e energjisë së shpërthimit duke e reflektuar apo absorbuar një pjesë të saj. Bëhet fjalë për diçka tepër të realizueshme por ky sistem ka disavantazh të madh mbinxehjes. Gjithashtu një grup studentësh që studiojnë për fizikë arritën në përfundimin se kjo gjë mund të shkaktojë verbim të përhershëm të atyre personave që gjenden pranë kësaj fushe. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>