Harduer

Boeing prezantoi një dron i cili mund të ngrejë 226 kilogram

Jan 11 2018
0 Shpërndarje
I fuqizuar nga një sistem elektrik, prototipi i quajtur CAV ka 8 motorë dhe është 4.57m i gjatë, 5,49 metër i gjerë dhe 1.22 metër i lartë. Boeing prezantoi një dron i cili mund të ngrejë 226 kilogram

Boeing prezantoi ditën e sotme një dron i aftë të ngrejë në ajër një peshë prej 226 kilogram.

Për ndërtimin e këtij droni inxhinierëve ju deshën tre muaj tha kompania. Boeing ka testuar me sukses dronin në laboratorët e saj në Misuri.

I fuqizuar nga një sistem elektrik, prototipi i quajtur CAV ka 8 motorë dhe është 4.57m i gjatë, 5,49 metër i gjerë dhe 1.22 metër i lartë.

Ai peshon 339 kilogram. Boeing nuk dha asnjë detaj lidhur me distancën që mund të përshkojë e as kapacitetin e baterive.

Debutimi i dronit vjen katër pasi Boeing bleu kompaninë Aurora Flight Sciences.

Gjithashtu gjigandi i aeronautikës ka lidhur bashkëpunim me Uber për zhvillimin e një taksie fluturuese. /PCWorld Albanian

Tags >

Boeing
Lajmet e fundit>